• Header-kenniscentrum-1.jpg

« Prapa

Këtë duhet ta dini për vlerën e brix

Brix Waarde - Blog

Vlera e brix ka një rëndësi të madhe për kultivimin e frutave dhe perimeve. Ky është një tregues i shijes dhe cilësisë së produkteve përfundimtare dhe të shëndetshëm të kulturës tuaja. Në këtë artikull ne do të shpjegojmë se çfarë do të thotë vlera brix, kur është e duhur dhe me cilat instrumente mund ta matni atë.

Çfare është vlera brix?

Vlera brix tregon se sa sheqer përmban një lëng ujor. Vlera brix shprehet në shkallë. Një shkallë e brix është e barabartë me 1 gram sheqer në 1 decilitër lëng (100 gram). Sa më e lartë të jetë vlera e brix, aq më të ëmbla dhe më të shijshme janë produktet përfundimtare të kulturave tuaja. Prandaj është e rëndësishme që kjo të matet rregullisht. Përveç kësaj ju mund të analizoni përmes vleres brix zhvillimin e kulturës tuaj. Kjo e bënë më të lehtë të përcaktoni kohën e duhur të korrjes dhe ju mund të shihni më lehtë nëse bima juaj ka mungesë të ushqyesve.

Kur është vlera brix e duhur?

Vlera ideale e brix është e ndryshme për qdo kulture. Për shumë bimë, një nivel brix prej 10 ose më i ulët tregon mungesën e lëndëve ushqyese. Një vlerë brix prej 12 ose më e lartë zakonisht tregon se prodhimi është i shëndetshëm dhe do të japë produkte të mira përfundimtare. Por disa bimë kanë nevojë për një nivel brix prej 18 ose më të lartë. Një vlerë e lartë e brix gjithashtu kontribuon në afatin e ruajtjes së produkteve përfundimtare. Nëse pemët dhe perimet përmbajnë më shumë sheqer atëherë afati i ruajtjes do të jetë më i gjatë.

Kështu e matni vlerën brix. Ju mund të matni vlerën e brix, ndër të tjera, me refraktometer.  Me këtë matni indeksin e thyerjes e cila tregon se sa sheqer përmban lëngu juaj. Indeksi i thyerjes është proporcioni i shpejtësisë së dritës në vakum dhe në lëng. Bazuar në këndin që bënë drita, refraktometri mund të shohë sa sheqer ka në lëng. Tashmë ka refraktometra dixhitale që shfaqin drejtpërdrejt vlerën brix. Ju gjithashtu mund të llogaritni vlerën brix me një gravimetër. Me këtë ju përcaktoni dendësinë e lëngut.

Këshillat tona për një vlerë të duhur të brix-it

BAC ju furnizon me ushqyes të bimëve që mund të kontribojnë në një vlerë më të lartë të brix. Për shembull, ju mund të aplikoni PK Booster Organik. Ne ju rekomandojmë që të na kontaktoni për këshilla personale. Punonjësit tanë do t'ju tregojnë se cili është produkti i duhur për kulturën tuaj dhe cilat produkte mund të rrisin vlerën e Brix.

« Prapa

Scroll naar boven